Capital T po shijon suksesin e albumit të tij të titulluar “Skulpture”. Reperi ka paralajmëruar një tjetër projekt që pritet ta sjellë së shpejti. Bëhet fjalë për një bashkëpunim me Alban Skënderaj, projekt i cili i bën bashkë dy artistët 7 vite pas duetit të parë.
Ndërkohë, së fundmi reperi përmes disa postimeve në rrjete sociale ka shprehur disa pakënaqësi ndaj kolegëve të tij, ndaj të cilëve ka përcjellë dhe një mesazh. “Ju djema kopjoni shumë…biles herës tjetër boni tag,” shprehet Capital T, por duke mos përmendur emra konkretë se për kë bëhet fjalë.
Kujtojmë që për realizimin e albumit, Capital T bashkëpunoi me një sërë emrash të mëdhenj të industrisë muzikore shqiptare si Dardan, Vig Poppa, Pronto Dinero por dhe artistin e huaj Mente Fuerte. /abcnews.al

