Përdoruesit e Instagramit kalojnë mbi 5 orë në javë (48 min në ditë) duke bërë selfie. Zakonisht, 7 selfie bëhen për secilën “shkrepje perfekte” që ata postojnë në rrjete sociale. Annukka Lindell, një profesoreshë e neuropsikologjisë në Universitetin La Trobe në Melburn, ka zbuluar se shumica e personave që bëjnë selfie preferojnë të tregojnë anën e majtë të fytyrës në fotografi.
Ajo analizoi rreth 20 mijë selfie në Instagram, për të kuptuar se përse njerëzit e perceptojnë këtë anë të fytyrës si më të këndshme. Githashtu dhe portretete pikturave të të tjerëve tregojnë të njëjtën paragjykim asimetrik: njerëzit favorizojnë faqen e tyre të majtë. Studiuesja beson se mund të pasqyrojë vullnetin e pavetëdijshëm të një personi për të treguar anën e tij të majtë si më tërheqëse.
Sidoqoftë, studimet tregojnë se ana e mjatë e fytyrës është më ekspresive emocionalisht. Kjo mund të shpjegohet me mënyrën se si përpunohen ndjenjat në tru. Ana e djathtë e trurit që kontrollon muskujt në anën e majtë të trupit është mbizotëruese e emocioneve. Kjo është arsyeja pse njerëzit intuitivisht tregojnë faqen e majtë kur u kërkohet të pozojnë për një foto emocionale, dhe faqen e djathtë kur pozojnë për një foto që fsheh ndjenjat e tyre. /abcnews.al