Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami tregoi si e kuptoi për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit. Ajo tha se për gjithçka u informua 10 ditë pas ngjarjes. “Unë saktë e kam marrë vesh me datën 20. Zvdrejtoresha e Thesarit ka ardhur dhe më ka lajmëruar. Unë ishte e zënë në një takim virtual’, thotë Bajrami në emisionin “Pressing” në T7.
“Gjëja e parë që kam thënë është që lajmëroni policinë e AKI’në. Të gjitha njësitet janë lajmëruar”, shpjegoi ajo. Ministrja ka treguar edhe për informimin e kryeministrit Avdullah Hoti për rastin.
“E kam lajmëruar kryeministrin Hoti dhe ai u shqetësua shumë’, shtoi ajo, duke treguar se kryeministri ia bëri me dije se i dinte kompetencat e saj dhe që asaj i raporton shefi i Thesarit. Bajrami thotë se këtë punë ua ka lënë në dorë organeve hetuese. “Besoj në organet e drejtësisë. Nuk ka informatë që ju mungon organeve të drejtësisë’, tha Bajrami./ db/Abcnews.al