Veliera e braktisur në Shëngjin, shoqërohet një francez në Lezhë

schedule20:59 - 26 Tetor, 2020

schedule 20:59 - 26 Tetor, 2020

Shoqërohet në komisariatin e Lezhës një shtetas francez, si pjesë e hetimit të velierës së braktisur në Shëngjin.

Mësohet se një dokument i gjetur brenda velierës ka qenë indice për ta lokalizuar dhe identifikuar atë.

Ai ka pranuar që mjeti lundrues është i tij, dhe ka deklaruar se ka ndaluar për të takuar disa miq, por ka patur probleme me karburantin.

LEXO edhe: Hetimet për velierën e braktisur në Patok, 2 persona u larguan me gomone kur pikasën forcat e policisë

Veliera me flamur slloven u gjet e braktisur në zonën e Patokut në datën 17 tetor.

Policia dhe Prokuroria ngritën dyshime të forta mjeti i braktisur në afërsi të Patokut, mund të përdorej për transportim të lëndëve narkotike.

LEXO edhe: Misteri i velierës në Shëngjin, nga erdhi, ku ishte destinacioni, dyshimet për drogë e kurthi i policisë

Dyshimet e para ishin se në momentin që është afruar policia, 2 anëtarët e ekuipazhit e kanë braktisur duke u larguar me një gomone.

Kanë qenë këto arsyet për të cilat veliera është mbajtur nën kontroll 24 orë, por nuk është kthyer askush për ta marrë.