Rinovimi i Hysajt, tërbohet menaxheri: U lodha, ka 2 vite që turrem pas Napolit

schedule21:27 - 26 Tetor, 2020

schedule 21:27 - 26 Tetor, 2020

Mario Giuffredi, menaxheri i Elseid Hysajt, nuk është përmbajtur këtë herë. Italiani ka deklaruar se është lodhur duke pritur Napolin dhe nuk i vjen mirë që e ardhmja e kapitenit të kombëtares shqiptare lidhet me qëndrimin e Gennaro Gattuso në krye të skuadrës italiane.

“Që kur Gattuso mori drejtimin e Napolit, Hysaj është duke u paraqitur shumë mirë. Ai pati vetëm një rënie kur ishte Ancelotti.  Rinovimi i kontratës me Hysajn nuk ta bëjë me rinovimin e Gattuso.Ai nuk ka pse rinovon nëse qëndron trajneri.

Jam turrur pas Napolit për dy vite për të pasur një rinovim të kontratës dhe tani jam lodhur. Është e drejtë që të shqyrtohen ofertat që do të vijnë. Nëse Napoli bën të duhurën, Hysaj do të qëndrojë.

Nëse jo, atëherë ai do të firmosë me këdo për tre muaj. Ai nuk duhet të qëndrojë vetëm për Gattuson, Napoli duhet të besojë tek ai”, është shprehur Giuffredi për radio “Punto Novo” në Itali. Hysaj ka kontratë deri në fund të sezonit dhe në të shkuarën Napoli ka refuzuar oferta të majme, kurse tani rrezikon ta humbasë me parametra zero. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!