Kosova po shqyrton mbyllje të kufijve e kufizim të lëvizjes në zonat më të prekura nga Covid-19

schedule20:38 - 26 Tetor, 2020

schedule 20:38 - 26 Tetor, 2020

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka nisur të shqyrtojë masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është shprehur se mbyllja e kufijve dhe kufizimi i lëvizjes në zonat më të prekura me COVID-19 janë dy nga masat të cilat janë duke u shqyrtuar.

Por, megjithatë, shton ai, gjithçka varet nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend.

“Masat si mbyllja e kufijve, kthimi i personelit shëndetësor në pikat kufitare, kufizimet në numrin e pjesëmarrësve në takime të ndryshme, kufizime të lëvizjeve në zonat më të prekura dhe disa të tjera janë masat e radhës, në shqyrtim, varësisht nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend”, tha Zemaj në një intervistë për Arbresh.info.

Zemaj deklaroi po ashtu se mbyllja e tërësishme e vendit mbetet opsioni i fundit.

“Shteti dhe qytetarët nuk e meritojnë të kthehemi aty ku ishim para 6 muajve, për arsye të neglizhencës së pakicës. Ajo çfarë pritet dhe patjetër duhet të ndodh është që organet e rendit dhe zbatuesit e ligjit të jenë rigorozë sa i përket implementimit të ligjit dhe vendimeve të Qeverisë përkitazi me menaxhimin e Pandemisë. Menjëherë do të ndërmarrim masa kufizuese në çdo situatë, ku konstatojmë raste të rritjes së rasteve, që duket se po ndodh”, tha ministri.

Ai shtoi  se paralelisht me masat e reja, do ta vazhdojë zbatimi i masave në fuqi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!