Lëviza Politike e Topallit, Basha: I mirëpritur çdokush që do të rrëzojë këtë qeveri të korruptuar

schedule14:11 - 26 Tetor, 2020

schedule 14:11 - 26 Tetor, 2020

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, në konferncën e tij të përditshme me gazetarët ka komentuar edhe  Lëvizjen e mundshme politike të ish kryetares së parlamentit Jozefina Topallit.

Basha në fjalën e tij ka theksuar se me procesin e ri të përzgjehdjes së kandidatëve për deputet PD-ja ka sjëllë një risi të re dhe kushdo që donte të bëhej pjesë e kishte këtë mundësi.

Ndër të tjera kryedemokrati ka theksuar se PD-ja dhe opozita kanë vetëm një qëllim, largimin e Edi Ramës dhe kushdo që ka këtë qëllim është i mirëpritur.

“Çdokush që do të heqë Ramën është i mirëpritur. Dikush që mundohet të barazojë dikë si Edi Rama që ka shkatërruar Shqipërinë dhe nga ana tjetër një opozitë që ka luftuar përherë, nuk është mund të jetë e drejtë.

Nuk mund të flas dot për figura, sidomos për persona që kanë pasur vlerësim. Kjo është luftë për jetë a vdekje, kush do që të largohet Edi Rama është i mirëpritur nga ne, e kush është me qeverinë dhe korrupsionit të saj, qytetarët po i japin atë që meriton”, ka thënë Basha./abcnews.al