Alphonso Davies pësoi një dëmtim të rëndë në duelin e fundjavës në kampionat kundër Eintracht Frankfurt. Bavarezët fituan 5-0 falë një super Lewandowski (polaku realizoi trigolësh), teksa ndeshja e 19-vjeçarit të talentuar zgjati vetëm 3 minuta.
Kanadezo-liberiani ka dëmtuar kaviljen e djathtë dhe do të qëndrojë 6-8 javë jashtë fushave të blerta, duke rrezikuar mbylljen e vitit 2020. Alternativat për zëvendësuesin e tij nuk mungojnë në kampin e rekordmenëve gjermanë.
Lucas Hernandez pritet të marrë vendin e anësorit të majtë, aty ku mund të luajë pa probleme dhe David Alaba. Gjithsesi, një adoleshent ia ka dalë të bëjë për vete Hans-Dieter Flick. Abendzeutung raporton se trajneri ka mbetur i mahnitur nga Bright Arrey-Mbi.
17-vjeçari luan në qendër dhe krahun e majtë të repartit defensiv. Lojtari me origjinë angleze është pjesë e ekipit U19 dhe shumë shpejt pritet të marrë një ftesë nga Flick, për të debutuar zyrtarisht me ekipin e parë të Bayern Munchen. /abcnews.al