Kryebashkiaku i Dropullit, Dhimitër Toli ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një statusi në rrjetet sociale. Toli shkruan se ka marrë përgjigjen e tamponit pak minuta më parë.
Nga nesër Bashkia e Dropullit nuk do të funksionojë pasi denzifenktimi, njofton Toli, do të bëhet në të gjitha zonat, ndërsa vetë ai do të vazhdojë të punojë nga shtëpia.
“Të dashur bashkëqytetarë! Vetëm pak minuta më parë u informova se jam pozitiv në lidhje me koronavirusin dhe kam qenë në izolim, unë dhe familja ime, pasi dje kisha simptomat e para! Nesër Bashkia nuk do të funksionojë pasi dezinfektimi do të bëhet në të gjitha zonat, duke respektuar gjithmonë masat e nevojshme të mbrojtjes!
Unë do të vazhdoj të kryej detyrat e mia për aq kohë sa është nevoja nga shtëpia! Ju uroj të gjithëve shëndet dhe kini vëmendje maksimale! Sinqerisht, Kryetari i Bashkisë së Dropullit Dimitër Toli”, përmbyllet statusi i tij./mv. abcnews.al