Fabio Paratici është ndalur te situata e Paulo Dybala përpara sfidës Juventus-Hellas Verona. Drejtori sportiv i bardhezinjve flet rreth rinovimit me fantazistit argjentinas, duke shprehur qartësisht dëshirën dhe vullnetin e kampionëve të Italisë.
“Paulo e ka marrë veten fizikisht dhe po rikthehet në formën e tij më të mirë. Ka qëndruar jashtë për rreth 2 muaj për shkak të problemeve muskulore. Sot do ta nisë si titullar takimin me Hellas Veronën.
Rinovimi? Dëshira e Juventusit dhe vetë lojtarit është e qartë, të dy palët duam rinovimin. Ndodhemi në një moment të veçantë, 15 nga 20 ditët e fundit i kemi kaluar në izolim, por negociatat vijojnë dhe do ia dalim t’i konkretizojmë me një fund të lumtur për të gjithë“, thekson Paratici. /abcnews.al