Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një të moshuare ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur ” Ura e Pesjakës”, në Maqellarë të Dibrës.
Policia njofton se mjeti me targë AA 138 RP , me drejtues shtetasin A.K, 50 vjeç, banues në Maqellarë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit, ndërsa ka humbur jetën nëna e tij, 79 vjeçarja me inciale A.K.
E moshuara ka humbur jetën rrugës për në spital.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i aksidentit të jetë lagështira në rrugë, si pasojë e reshjeve të shiut. /abcnews.al

