E diel fantastike për Bernard Berishën. Pasi i dhuroi avantazhin Akhmat Groznyt me një penallti në minutën e 14-të (të cilën e fitoi po vetë) në sfidën shtëpiake me Ufa, 29-vjeçari nga Peja ka realizuar një tjetër gol dhe ka dhuruar asistin e golit të dytë.
LEXO EDHE: VIDEO/ Vijon forma e mirë e Berishës, fiton një penallti dhe e kthen gol
Miqtë barazuan takimin në minutën e 57-të, ndërsa vendasit mbetën me 10 lojtarë një minutë më pas. Pavarësisht inferioritetit numerik, Berisha veproi bukur në krah në minutën e 68-të, hodhi një top në zonë dhe Iljin e shtyu në rrjetë.
https://streamable.com/3yq4gz
Nëntë minuta më vonë erdhi edhe goli i qetësisë për skuadrën çeçene. Sulmuesi anësor i Kosovës, iu shkëput mbrojtjes mike, dribloi portierin kundërshtar dhe dërgoi topin në rrjetë.
https://streamable.com/lh1nno
3-1 për Akhmat Grozny, dygolësh dhe asist për lojtarin dardan, i cili ngjitet në kuotën e 4 golave në kampionatin rus të futbollit, aty ku numëron edhe dy asiste këtë sezon.
? Goals by Azer Aliev and Vladimir Ilyin as well as ultimate Bernad Berisha’s performance in #AkhmatUfa highlights#RPL pic.twitter.com/cJS3Jywrpn
— Russian Premier Liga (@premierliga_en) October 25, 2020
Paraqitja e mrekullueshme në ndeshjen e sotme u shpërblye me fitimin e çmimit të lojtarit më të mirë të ndeshjes nga ana e futbollistit dardan. /abcnews.al