I dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell u shpreh në një postim në Twitter se marrëveshja ekonomike e nënshkruar në Washington më 4 shtator në mes të dy vendeve është duke u zbatuar.
“Marrëveshja po zbatohet! Administrata Trump ndërmerr veprime të shpejta” shkroi Richard Grenell, teksa e shoqëroi me një postim të Ambasadës së Kosovës në Prishtinë kur Departamenti Amerikan për Energjinë bëri një vizitë në Kosovë./ db/Abcnews.al