Franca raportoi 45.422 raste të reja për koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit, një rekord i ri ky pas 42.032 personave të infektuar një ditë më parë.
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë treguan se 138 persona humbën jetën nga covid-19, duke e çuar numrin total të viktimave në 34.645.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara u rrit në 1.086.497 persona.
Ministria e Shëndetësisë tha gjithashtu se 16% e të gjitha testeve të koronavirusit ishin pozitive, një shifër e lartë dhe më shumë se dyfishi i nivelit të një muaji më parë.
Për shkak të situatës së rënduar në Francë, vendi i është nënshtruar masave shtrënguese duke bërë që në 54 rajone të vendoset ora policore.
n.d./abcnews.al


