Tirana-Laçi ishte miqësorja më e fortë e ditës së sotme. Dy ndër kandidatët kryesorë për fitimin e titullit kampion u përballën mes tyre në “Selman Stërmasi”, takim që u fitua 0-1 nga bardhezinjtë e Cungut.
Goli i fitores për miqtë erdhi në minutën e 62-të. Aksioni i bukur u finalizua nga mesfushori Ardit Deliu, i cili mposhti portierin Bekaj me një goditje të saktë.
https://streamable.com/xh4tkf
Duelet e forta nuk munguan në këtë takim, teksa Agustin Torassa u ndëshkua me të kuqe në minutën e 81-të, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Ramos.
E dyta e verdhë për argjentinasin dhe bardheblutë me dhjetë lojtarë në minutat e fundit të takimit, që u mbyll me triumfin e skuadrës kurbinase. /abcnews.al
Miqësore, stadiumi “Selman Stërmasi”
Tirana-Laçi 0-1
(Deliu 62′)