Paolo Dybala dhe Dejan Kulusevksi në qendër të vëmendjes te Juventusi. Sulmuesi argjentinas nuk po bie dakord për rinovimin e kontratës me bardhezinjtë. Pengesat janë të shumta dhe një prej tyre është paga e lartë që përfaqësuesi i sulmuesit kërkon për klientin e tij.
Në këtë situatë ka klube të ndryshme që tentojnë të përfitojnë. Tottenham dhe Manchester united janë lakuar në të shkuarën dhe ende janë të interesuara, por Tuttosport tani shkruan se favorit për transferimin e Dybala është Chelsea. Londinezët janë gati të ofrojnë 80 deri në 100 milion euro për kartonin e tij.
KULUSEVKSI – Suedezi i blera nga Parma është frikësuar për babanë e tij, pasi ai ka pësuar një aksident teksa udhëtonte me një makinë tip “Jeep” drejt qendrës stërvitore të kampionëve të Italisë.
Sky TG24 raporton se ai po drejtonte makinën dhe në një moment e ka humbur kontrollin, duke bërë që makina të kthehej përmbys. Fatmirësisht për babanë e Kulusevksit nuk ka pasur asnjë lëndim, madje nuk i është dashur as të marrë ndihmë mjekësore. Një aksident i frikshëm në pamje të parë por pa dëme. /abcnews.al