Dorëshkrimet e Adolf Hitler u shitën në ankand në Mynih të premten, megjithë kundërshtimet e grupeve hebraike se mund të inkurajojnë neo-nazistët. Shtëpia e ankandeve Hermann Historica mbrojti shitjen e dorëshkrimeve, të datuara para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, duke thënë se ato kishin rëndësi historike dhe duhej të ruheshin në një muze.
Dokumentet iu shitën ofertuesve anonimë për shumë më tepër se çmimet e tyre fillestare. Një dorëshkrim nëntë faqesh nga Hitleri që përshkruan fjalimin e tij para oficerëve të rinj ushtarakë në Berlin në 1939 rreth tetë muaj para fillimit të Luftës së Dytë Botërore mori çmimin më të lartë prej 34.000 eurosh.
Një organizatë hebraike evropiane kritikoi vendimin e shtëpisë së ankandit, duke thënë se ajo “sfidon logjikën, mirësjelljen dhe njerëzimin” për t’i hedhur ato në treg. Rabini Menachem Margolin, kreu i Shoqatës Hebraike Evropiane me qendër në Bruksel, tha se shitja ishte shqetësuese duke pasur parasysh rritjen e antisemitizmit në Gjermani. /abcnews.al