Përndjekje dhe dhunë fizike, arrestohen 5 persona për vepra të ndryshme penale

schedule10:14 - 24 Tetor, 2020

schedule 10:14 - 24 Tetor, 2020

Pesë persona janë arrestuar nga policia për vepra të ndryshme penale, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bëjnë me dije se 49-vjeçari E.V, është ndaluar nga policia për shkak se Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Përndjekje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Në pranga ka rënë 44-vjeçari A.M, i cili mësohet se për motive të dobëta ka dhunuar fizikisht vëllain e tij, R.M, 58-vjeç.

Gjithashtu Policia e Lushnje ka arrestuar 67-vjeçarin A.D, pasi në mënyrë të përsëritur ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sakaq 2 persona të tjerë janë arrestuar në flagrancë, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetet pa leje drejtimi.

DVP Fier/Informacion

Ndalohen dhe arrestohen 5 shtetas për vepra të ndryshme penale, një prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin E. V., 49 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Përndjekje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 44 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta, në banesën e tyre, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, shtetasit R. M., 58 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. D., 67 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. K., 40 vjeç, banues në Lushnjë
  2. V., 30 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetet pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!