Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Transferim për shifër rekord, ish-sulmuesi i Laçit firmos në Katar

schedule09:57 - 24 Tetor, 2020

schedule 09:57 - 24 Tetor, 2020

Anthony Okpotu është një prej shumë të huajve që kanë provuar Superioren. Sulmuesi nigerian, në janar të vitit 2019 iu bashkua skuadrës së Laçit në huazim. Kurbinasit e huazuan nga Difaa El Jadida dhe kishin të drejtë ta blinin për 200 mijë euro në fund të sezonit.

Okpotu luajti me bardhezinjtë vetëm 10 ndeshje dhe shënoi një gol, ndërkohë që Laçi më pas kishte piketuar Kyrian Nwabueze në Kosovë për sulmin. Gjatë verës së shkuar në kampin kurbinas po e mendonin të nënshkruanin sërish me nigerianin, sigurisht duke e marrë me parametra zero, pasi e mendonin si zgjidhje edhe për krahun e djathtë.

Gjithsesi në fund Okpotu e Laçi zgjodhën rrugë të ndryshme dhe sulmuesi u transferua në Tunizi, ku veshi fanellën e Monastir. Ai shënoi 13 gola dhe mori “Këpucën e Artë”. Skuadra e tij e kryesoi kampionatin për shumë javë, por në fund e mbylli në vendin e tretë.



Okpotu ishte “bingo” për ta, pasi një ditë më parë kanë mbyllur transferimin e tij te Qatar SC në Katar, për 1 milion euro. Transferimi i shtrenjtë për klubin nga Katari, që nuk e ka nisur mirë kampionatin dhe pret nga nigeriani t’i ndihmojë me golat e tij.

E SHKUARA – Difaa El Jadida ishte klubi i parë që shpenzoi për të blerë sulmuesin nigerianin, i cili ishte shpallur golashënuesi më i mirë me Lobi Star. 120 mijë euro të paguara për kartonin e tij, pas 19 golave të realizuar me klubin nigerian.

Ai iku nga Lobi Star pasi e kishte shënuar emrin e tij në historinë e klubit, si shënuesi më i mirë në historinë e tyre me 71 gola të realizuar. Okpotu kishte spikatur në “African Nations Championship”, ku kushte luajtur me kombëtaren e Nigerisë në 6 ndeshje dhe kishte shënuar dy gola.

Në atë turne Nigeria kishte marrë pjesë me lojtarë vetëm nga kampionati vendas dhe Okpotu si ndër më të spikaturit ishte pjesë e ekipit. Ofertat sulmuesi i ka pasur të shumta, nga Jordania, Egjipti dhe Azerbajxhani, si dhe kishte bërë një provë te danezët e Brondby. Të gjitha këto pa u transferuar te Laçi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!