VIDEO/ Prej vitit 2005 në koma, princi saudit lëviz gishtat kur dëgjon zërin e gruas

schedule18:29 - 23 Tetor, 2020

schedule 18:29 - 23 Tetor, 2020

Një princ saudit i cili ka qenë në koma për më shumë se një dekadë ka arritur të lëvizë dorën e tij.

Princi Al-Waleed bin Khalid Al-Saud shihet duke ngritur gishtat ndërsa gruaja e përshëndet atë.

“Përshëndetje, Didi përshëndetje, përshëndetje më lejoni të shoh, përshëndetje”, thotë ajo ndërsa princi tund gishtërinjt si përgjigje.

Në videon e publikuar ajo e dëgjohet teksa ai thotë:  “një më shumë, një më shumë, më lart, dhe princi ngre tërë dorën nga shtrati përnjëherë”.

“Shumë mirë!”, thotë gruaja e paidentifikuar.

Pamjet e momentit janë parë gati 200,000 herë në Twitter dhe janë shpërndarë nga princesha saudite Noura bint Talal Al-Saud ndër të tjera. g.v/abcnews.al