Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në pritje të ëmbël, rezulton me Covid, deputetja socialiste flet për Abcnews.al: Kam simptoma të lehta

schedule18:25 - 23 Tetor, 2020

schedule 18:25 - 23 Tetor, 2020

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti ka rezultuar pozitive me Covid-19. Gjylameti ka deklaruar për Abcnews.al se ka simptoma të lehta dhe po merr trajtim mjekësor në banesë. “Po kam rezultuar pozitive, kam simptoma të lehta”, shprehet Gjylameti.

Ajo ka shfaqur simptoma prej mbrëmjes së të hënës dhe i është nënshtruar tamponit ku ka rezultuar pozitiv. Deputetja është karantinuar bashkë me familjen e saj. Gjylameti është në një pritje të ëmbël dhe shumë shpejt pritet të bëhet nënë.

Në 24 orët e fundit në vend u konfirmuan pozitive me koronavirus 306 raste të reja. Që prej fillimit të pandemisë numërohen 18556 të infektuar./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!