SSC Tuatara thyen rekord si makina më e shpejtë në botë

schedule10:18 - 23 Tetor, 2020

schedule 10:18 - 23 Tetor, 2020

SSC Tuatara tashmë mban titullin si makina më e shpejtë në botë. SSC njoftoi të hënën se super makina Tuatara arriti një shpejtësi mesatare prej 508 km /orë në Nevada. Rekordi i mëparshëm i shpejtësisë u mbajt nga Bugatti Chiron Super Sport 300+ me 490.5 km / orë që nga Gushti 2019.

Kompania beson se rekordi i vendosur nga do të jetë i vështirë për tu mposhtur. Shpejtësia e “çmendur” e Tuatara erdhi falë një motori të fuqishëm 5.9 litër twin-turbo V8 që prodhon afërsisht 1300 kw. Aerodinamika e gjerë ndihmon në minimizimin e tërheqjes, duke bërë të mundur shpejtësinë maksimale.

Megjithatë, modele të reja mund të jenë të disponueshme në treg së shpejti. Për tre vjet, Shelby ka planifikuar një “vëlla të vogël” në Tuatara, një version më i vogël dhe me një çmim më të ulët. “Vëllai i vogël i Tuatara do të lejojë që më shumë njerëz të kenë një makinë që duket dhe tingëllon si vëllai i tij i madh me rekord botëror.“, tha kompania. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!