Me sëmundje të tjera shoqëruese, 21-vjeçari që humbi jetën nga COVID-19 kurohej në shtëpi

schedule09:08 - 23 Tetor, 2020

schedule 09:08 - 23 Tetor, 2020

Ledian Ceka banues në lagjen “Skënderbe”  në Elbasan, është 21-vjeçari i cili mbrëmjen e djeshme humbi jetën nga COVID-19.

21 vjeçari pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është dërguar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku edhe është vendosur menjëherë në intubim. Por pavarësisht përpjekjeve i riu nuk mundi ta fitojë betejën me koronavirusin.

Lexo edhe: Ndërron jetë nga koronavirusi 21-vjeçari nga Elbasani, u intubua një natë më parë

Po ashtu ai vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, konkretisht nga sëmundja e mushkërive.

Gazetari i ABC News Aldo Kozarja raportoi se mbrëmjen e djeshme 21-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa edhe pse ishte me sëmundje bashkëshoqëruese, ai u mjekua në shtëpi.

/abcnews.al/