E fejuara e Khashoggi hedh në gjyq princin saudit, kërkon dëmshpërblim për dëme morale

schedule09:12 - 22 Tetor, 2020

schedule 09:12 - 22 Tetor, 2020

E fejuara turke e gazetarit disident saudit, Jamal Khashoggi, i vrarë në Turqi në tetor të 2018-ës, ka nisur procedurat gjyqësore kundër princit trashëgimtar saudit, Mohamed bin Salman dhe porositës të tjerë të mundshëm të vrasjes.

Opinionist i Uashington Post dhe kritik i regjimit të Riad, Khashoggi u vra dhe trupi i tij u zhduk në konsullatën saudite në Stamboll, ku kishte shkuar për të tërhequr një dokument, i cili i duhej për t’u martuar me të fejuarën e tij Hatice Cengiz.

Trupi i tij nuk u gjet asnjëherë. Cengiz pretendon se anëtarë të ambasadës së Arabisë Saudite në Uashington, kanë tërhequr të fejuarin e saj në konsullatën saudite në Turqi, me një plan sipas të cilit Turqia ishte i vetmi vend ku ai mund të merrte dokumentin që i duhej. Ky plan u hartua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte pjesë e një plani dhe më të gjerë me qëllimin për të pasur një impakt të drejtpërdrejtë në aktivitetet politike të Khashoggi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Denoncimi i saj është dorëzuar në një gjykatë federale në Uashington. Denoncimi ka të bëjë kryesisht me princin trashëgimtar saudit dhe anëtarë të tjerë të rrethit të tij të ngushtë, si këshilltari i tij dhe ish numri dy i shërbimit të inteligjencës.

Të dy janë identifikuar nga hetuesit turq si nxitës të vrasjes, dhe janë gjykuar nga një gjykatë në Stamboll. Hatice Cengiz pretendon se ka humbur dashurinë dhe mbështetjen morale vdekjen e Khashoggi, me të cilin ishte martuar sipas riteve fetare në pritje të martesës civile. Ajo kërkon një dëmshpërblim vlera e të cilit që do të vendoset nga gjykata./abcnews.al