Kastriot Dermaku debuton me gol te Lecce, ndihmon ekipin të shmangë humbjen

schedule21:04 - 21 Tetor, 2020

schedule 21:04 - 21 Tetor, 2020

Kastriot Dermaku vendosi të largohej nga Parma pak ditë më parë. Hapësirat e pakta ndikuan që “gjiganti” i mbrojtjes së Shqipërisë, të zgjidhte huazimin te Lecce e Serie B.

Sot ka luajtur sfidën e parë me ekipin e ri. 28-vjeçari e nisi si titullar duelin shtëpiak ndaj Cremonese, ndeshje që përfundoi në barazim 2-2, dhe ia doli të realizonte gol në debutim.

Miqtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë, teksa Dermaku gjeti golin në minutën e dytë të fraksionit të dytë. Më pas erdhi edhe rrjeta e Massimo Coda, me Leccen që ia doli të evitojë humbjen. /abcnews.al