Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritje e frikshme e infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi në Itali

schedule19:49 - 21 Tetor, 2020

schedule 19:49 - 21 Tetor, 2020

Në 24 orët e fundit në Itali është shënuar një rekord i zi përsa i përket infektimeve por edhe viktimave nga koronavirusi.

15199 qytetarë janë infektuar ditën e sotme në Itali. Rritja krahasuar me dje është shumë e madhe, teksa të martën ishin 10,874. Numri i përgjithshëm i rasteve shkon rreth 450 mijë.

Viktimat në 24 orët e fundit janë 127, ndërkohë që dje ishin 89. Në total janë 36,832 persona të vdekur që nga fillimi i pandemisë. Rajoni me numrin më të lartë të infeksioneve është Lombardia.



Lajmi i vetëm i mirë është që sot janë shëruar 2369 pacientë, një rritje krahasuar me dje, ku ishin 2046./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!