EMRAT/ Abuzuan me detyrën në ARRSH Durrës, arrestohen dhe dy zyrtarë të shpallur në kërkim

schedule09:46 - 21 Tetor, 2020

schedule 09:46 - 21 Tetor, 2020

Policia e Durrësit dhe specialistët e krimit ekonomik kanë bërë të mundur arrestimin edhe të dy personave të tjerë në kuadër të operacionit “By Pass”.

Mësohet se 2 personat e arrestuar ishin të shpallur në kërkim për “shpërdorim detyre”. Ata së në bashkëpunim me disa zyrtarë të tjerë të ARRSH Durrës, akuzohen se kanë dhënë leje në kundërshtim me Kodin Rrugor për një karburant në anë të rrugës nacionale Plepa-Kavajë, i cili është bërë burim aksidentesh rrugore.

LEXO edhe: Mori jetën e dy fëmijëve, abuzimi me tenderat e rrugëve shkaktoi 16 aksidente të rënda

Të arrestuarit e sotëm janë: Astrit Zenelaj, 56 vjeç dhe Rezart Arkaxhiu 36 vjeç me detyrë ndërtues.

LEXO edhe: Dhanë leje për karburantin “vrasës”, zbardhen emrat e zyrtarëve të shpallur në kërkim në Durrës

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të operacionit të koduar “BYE PASS”, kanë ndaluar 2 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni: R. A., 36 vjeç, banues në Durrës dhe A. Z., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës””, thuhet në njoftimin e  Policisë së Durrësit.

Sakaq edhe biznesmeni Mustafa Koka është ende i shpallur në kërkim.

Ndërkohë Prokuroria e Durrësit ka lëshuar urdhër-arreste për 9 ish-zyrtarë të ARRSH-së nën akuzën e shpërdorimit të detyrës ndërsa Gjykata ka lënë të lirë dy prej tyre.

Për këtë çështje Prokuroria ende vijon hetimet.

n.d./abcnews.al