SYRIZA, partia e ish-kryeministrit grek Alexis Tsipras kërkon informacion nga Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, në lidhje me marrëveshjen aktuale me Shqipërinë dhe dërgimin e çështjes së detit në Hagë.
Ministri i Jashtëm grek njoftoi nga Tirana gjatë takimit të tij me kryeministrin Edi Rama marrëveshjen e arritur midis Greqisë dhe Shqipërisë për dërgimin e kufirit detar në Hagë.
“Duke shqyrtuar plotësisht çështjen, ne ramë dakord që Greqia dhe Shqipëria duhet ta paraqesin së bashku këtë çështje në drejtësinë ndërkombëtare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë,” tha Dendias.
Kujtojmë që në qeverinë e drejtuar nga Alexis Tsipras, Shqipëria dhe Greqia zhvilluan për më shumë se dy vite negociata për kufirin detar dhe dosjet e vjetra, por në fund nuk u arrit asgjë dhe çështja do të dërgohet në Hagë./ db/Abcnews.al