Koronavirusi prek edhe një prej lojtarëve më të mirë të Bayern Munchen. Serge Gnabry po kalonte prej kohësh një formë të mrekullueshme sportive, por tani do i duhet të ndalet.
25-vjeçari ofensiv, autor i shumë golave për ekipin e tij, është infektuar me Covid-19 sipas një postimi në Twitter të kampionëve të Gjermanisë dhe Evropës.
Serge Gnabry ist positiv auf COVID-19 getestet worden. Dem Offensivspieler des FC Bayern geht es gut. Er befindet sich in häuslicher Quarantäne.
— FC Bayern München (@FCBayern) October 20, 2020
“Gnabry gëzon shëndet të mirë dhe ka nisur karantinën“, lexohet në komunikatën zyrtare, teksa trajneri Flick duhet të zgjedhë zëvendësuesin e tij për sfidën e nesërme ndaj Atletico Madrid në Champions. /abcnews.al