Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritje e frikshme e të infektuarve në Greqi, 3 viktima më pak se dje nga Covid-19

schedule18:13 - 20 Tetor, 2020

schedule 18:13 - 20 Tetor, 2020

Koronavirusi ka shpërthyer frikshëm në Greqi në 24 orët e fundit, pasi janë regjistruar 667 raste të reja. Rritja është shumë e ndjeshme në krahasim me një ditë më parë që ishin 438 raste pozitivë.

45 nga personat e infektuar u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet vendit fqinj nga pikat kufitare. Të infektuarit janë karantinuar.

Numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 në Greqi me shifrat e sotme arrin në 26469 nga të cilët 55.6% janë burra.



Ndërkohë që përsa i përket viktimave sot ka pasur një ulje, pasi fatalitetet kanë qenë 8, 3 më pak se një ditë më parë.

Nga fillimi i pandemisë janë 528 personat që kanë ndërruar jetë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!