Mjekët s’e dinin çfarë kishte, 18-vjeçarja studion mjekësinë dhe zbulon diagnozën e sëmundjes

schedule14:22 - 20 Tetor, 2020

schedule 14:22 - 20 Tetor, 2020

Israa Al-Tayeh, një vajzë jordaneze 18-vjeçare, vuante nga dhimbje të forta të kyçeve dhe humbje të vazhdueshme të vetëdijes që kur ishte fëmijë. Pavarësisht kontrolleve mjekësore të kryera që kur ishtë 10-vjec, asnjë diagnozë nuk u gjet. Dhe meqenëse mjekët nuk arritën të diagnostikonin sëmundjen e saj, Israa vendosi të studiojë mjekësinë, duke zbuluar kështu dhe përgjigjen që e mundonte prej vitesh.

18-vjeçarja zbuloi se vuante nga sindroma Ehlers Danlos (EDS), një sëmundje e rrallë që prek një në 20 mijë persona në botë. Patologjia ka të bëjë me indet lidhëse të trupit, që shkakton simptoma si probleme me nyjet, lëkurën dhe sistemin tretës, të ngjashme me ato që Israa vuante që prej moshës 10-vjeçare. Për problemet me stomakun, mjekët duhet t’i vendosnin vajzës një tub ushqyes të lidur me zorrën e hollë.

Kam marrë ushqime dhe ilaçe të veçanta nga Amerika për gjendjen time dhe gjëra të tjera për të zvogëluar problemet e kyçeve. Tani kam shpresë, tani mund të filloj të mendoj përsëri për të ardhmen sikurse vajzat në moshën time. E di që do të duhet ende kohë për trajtimet, por unë dola nga terri ”, tha Israa.

Israa i premtoi vetes që t’i përcillte studimet e saj edhe për ata që po përjetonin gjendjen e saj. Israa filloi të postonte informacione të dokumentuara mjekësore në faqet e saj në rrjete sociale. Për më tepër, faqja e saj është aprovuar si një referencë shkencore nga Organizata Kërkimore BMDE-Labs, dhe është miratuar gjithashtu nga organizata ndërkombëtare Shoqëria Ehlers-Danlos. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!