Koronavirusi vazhdon godet botën e futbollit. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv dy lojtarë veteranë si Roberto Soldado dhe Bruno Alves. Në rastin e parë ka qenë vetë klubi i Grandës që ka konfirmuar infektimin e sulmuesit me Covid-19.
Spanjolli është asimptomatik dhe tashmë është në izolim të plotë në shtëpinë e tij. Ndërkohë Granda do të vazhdojë të ndjekë protokollin e Federatës Spanjolle dhe pas dezinfektimit të ambienteve të klubit, skuadra do të vazhdojë normalisht stërvitjen.
Ndërsa lajmin e infektimit të qendërmbrojtësit të Parmës e ka deklaruar agjenti i tij, Oscar Damiani. “Bruno është mirë, doli pozitiv por fatmirësisht është asimptomatik. Tashmë ai është në izolim, por nëse një atlet si ai e merr virusin, atëherë ju bëj thirrje që të mos ta merrni kaq lehtë atë”, shprehet agjenti i Alves. /abcnews.al

