Kompania shtetërore shqiptare e gazit “Albgaz” dhe ajo italiane “SNAM” firmosën në Tiranë marrëveshjen e krijimit të një shoqërie të përbashkët, e cila do të ketë si qëllim mirëmbajtjen e tubacionit të gazsjellësit TAP për pjesën që kalon në territorin e Shqipërisë.
Kjo marrëveshje erdhi pas një negociate të hapur dhe intensive, por sipas ministrit Damian Gjiknuri, përzgjedhja e kompanisë italiane është e merituar. “SNAM” është një nga operatorët shumë të rëndësishëm evropiane të gazit natyror. Brenda vitit 2019 pritet të përmbyllen edhe rekrutimet e punonjësve dhe trajnimet e tyre në Itali e në Shqipëri./abcnews.al