Gerard Pique nuk ka duruar më. Qendërmbrojtësi i Barcelonës ka shpërthyer ndaj shokëve të skuadrës në ndeshjen kundër Getafe, madje nuk i ka kursyer edhe fjalët banale. Kjo tregon edhe situatën në klubin katalanas.
Pas golit që Getafe shënoi me penallti, Pique është kapur nga kamerat teksa u drejtohet shokëve të ekipit me fjalët: “Sa pa gjak jeni, dreqi e marrtë. Zgjohuni”. Reagimi i shokëve të tij në fushë nuk i ka pëlqyer mbrojtësit.
? El enfado de @3gerardpique
? El 'Caso Nyom'
☺️ La alegría del @Cadiz_CF
? El cabreo de Lopetegui? #Golazohttps://t.co/3D1GonIdWw
— El Golazo de Gol (@ElGolazoDeGol) October 19, 2020
Ai ka tentuar të karikojë ekipin e tij në këtë mënyrë, por nuk është se ka rezultuar efikase. Në fund Barcelona u mposht dhe tani duhet të mendojë për sfidat ne vijim. Sigurisht Pique nuk do të shihet me shumë dashuri nga një pjesë e lojtarëve, sidomos tani që edhe ka dalë se çfarë ai u ka thënë gjatë ndeshjes. /abcnews.al