Skuadra e Lushnjes është në kaos pas dorëheqjes së trajnerit Artan Bano. Lojtarët duan rikthimin e teknikut, ndërsa vetë Bano thotë se po largohet për të mirën e ekipit.
Mendoi se ishte më mirë kështu.
Artan Bano deklaroi se nuk dëshiron të jetë më trajner I Lushnjes, pas vetëm 7 ndeshjeve të para të Superligës.
Dorëheqje për shkak të rezultateve.
Thuhet se lojtarët kanë kërkuar kthimin e trajnerit dhe se duan që të bojkotojnë stërvitjen po ndeshjet.
Sa është e vërtetë?
“Po, ndoshta janë mësuar më mua. Por duhet të jenë profesionistë”
Nëse nuk pranohet dorëheqja, ç’do të bëjë Bano?
“Jam i hapur duke pasur parasysh situatën. Gjithsesi, dorëheqjen e kam dhënë për të mirën e ekipit”.
Lushnja në kaos pas dorëheqjes së trajnerit Bano
schedule16:13 - 24 Tetor, 2017
schedule 16:13 - 24 Tetor, 2017