Nuhiu: Maqedonia për krizën e emigrantëve dhe pozicioni i Greqisë

schedule22:24 - 11 Qershor, 2018

schedule 22:24 - 11 Qershor, 2018

Në një intervistë për ABC News zv. Ministri i brendshëm i Maqedonisë Agim Nuhiu foli për situatën e emigrantëve në rajon dhe pozicioni i shtetit maqedonas në përballimin e kësaj krize. Për zv.ministrin e brendshëm vendimi i maqedonisë në këtë situatë do të varet nga disa indikatorë si fluksi por edhe pozicioni  i Greqisë në marrëveshjen e Turqisë me BE-në.

“Çështja e emigrantëve, kjo sfidë për qeverinë e Maqedonisë do të varet nga pozicioni që do të ketë Greqia, dhe për fluksin në lidhje me krizën e emigrantëve, qeveria maqedonase i propozoi parlamentit që të zgjasë gjendjen e krizës dhe kemi të koordinuara aktivitetet tona me institucionet e vendit, partnerët e rajonit që kanë për objektiv çështjen e emigrantëve. Çështja do të analizohet dhe ne kemi dhënë prova që t’i menaxhojmë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!