Prej 8 orësh Elbasani vuan mungesën e ujit të pijshëm. Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al se Ujësjellësi i qytetit nuk ka bërë asnjë njoftim për konsumatorët lidhur me këtë mungesë të ditës së sotme.
Furnizimi me ujë të pijshëm në Elbasan kryhet tre herë në ditë: 05-08 të mëngjesit; në drekë në orën 13-16; në darkë 19-22-30.
Ndërkohë prej 8 orësh gjatë ditës së sotme qytetarët e Elbasanit janë pa ujë të pijshëm dhe nuk dihet për sa do të vazhdojë kjo situatë. /abcnews.al