Çështja e emrit, telefonatë Zaev-Tsipras/ Diskutohet zgjidhja e kontestit

schedule19:23 - 11 Qershor, 2018

schedule 19:23 - 11 Qershor, 2018

Kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras kanë zhvilluar të hënën një bisedë telefonike, në fokus të të cilës ka qenë çështja e emrit. Lajmin e bëjnë të ditur mediat greke, sipas të cilave biseda ka qenë pozitive dhe do të pasohet nga një tjetër ditën e martë. Së fundmi, si Shkupi edhe Athina kanë deklaruar se ndodhen pranë zgjidhjes së kontestit shumëvjeçar që pengon anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Por në të dyja vendet ka patur protesta nga partitë opozitare kundër varianteve të fundit të emrit që do të mbajë ish-republika jugosllave. Në Athinë, kryetari i partisë Grekët e Pavarur, Panos Kamenos ka paralajmëruar mbajtjen e një konferencë për shtyp ditën e martë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!