Një rritje e numrit të viktimave me Covid është shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Itali. Sipas autoriteteve shëndetsore këtë të hënë në vendin fqinj janë raportuar 73 viktima dhe janë konfirmuar pozitiv me Covid 9 338 raste të reja.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i viktimave nga Covid ka shkuar në 36 616 persona dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve 423,578.
Numri i rasteve të reja ditore është ulur në krahasim me një ditë më parë që ishte 11.705 persona të infektuar.
Gjithashtu rritet po ashtu numri i personave të shtruar në spital dhe të atyre që kanë nevojë për terapi intensive.
Ndërkohë Lombardia mbetet rajoni me më shumë të infektuar.e.su./abcnews.al