Flota turke bën lëvizjen e radhës në det, Forcat e Armatosura greke në gatishmëri

schedule16:34 - 19 Tetor, 2020

schedule 16:34 - 19 Tetor, 2020

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë vijojnë që të jenë më në tension se kurrë. Pas Kastelorizos, flota turke është zhvendosur duke lëvizur në drejtim të një tjetër zone.

Flota turke ka lëvizur në drejtim të zonës së Evrosit, në gjirin e Xiros pranë kufirit tokësor mes Turqisë dhe Greqisë, ku Athina vendosi që të ngrinte një gardh metalik 5 metra të lartë për të parandaluar fluksin migrator.

Pas kësaj lëvizje Forcat e Armatosura greke në këtë prefekturë janë vendosur në gatishmëri të plotë. Gjiri i Xiros është më i afërti turk me territorin grek, rreth 30 milje detare në juglindje të Alexandroupolis dhe në veri të gadishullit të Galipolit.

Erdogan është i vendosur për të vijuar kërkimet në Mesdhe pavarësisht se Gjermania dhe Franca i kanë dhënë një javë kohë që të tërhiqet nga provokimet. Athina kërkoi nga Brukseli që të reagojë dhe të vendosë sanksione kundër Ankarasë.

E ndërsa nuk mjaftohet vetëm me kaq, pasi ministri grek i Mbrojtjes u shpreh mbrëmë se periudha e shërbimit ushtarak do të rritet nga 9 në 12 muaj, ndërsa në kufirin tokësor me Turqinë në Evros përpos gardhit që do të ngrihet do të ketë edhe prani të forcave të armatosura.//db/Abcnews.al