Gjykata e Durrësit la në burg Çlirim Shahollin i akuzuar për vrasje të gruas së tij Adrianën. Shaholli u lut ta besonin që ai vetëm sa e kishte shtyrë dhe viktima ishte rrëzuar në dysheme ku dhe përplasi kokën, por gjykata mori parasysh kërkesën e prokurorisë për arrest me burg.
Ngjarja ka ndodhur të premten në Spitallë të Durrësit. Familjarët e viktimës kanë treguar më parë se bashkshorti ishte i dhunshëm dhe i papunë. Ai disa herë është denoncuar, por më pas është lënë i lirë.
Sherri nisi për një dritare ka thënë autori. Ai i kishte kërkuar gruas ta hapte atë se ishte vapë. Refuzimi soli përplasjen fizike dhe për pasojë vdekjen e 40-vjeçares. Por prokuroria ka këmbëngulur që autori ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe për pasojë, ajo humbi jetën. Çifti Shaholli, të zhvendosur nga rrethinat e Korçës, në Spitallë të Durrësit ishin prindër të 6 fëmijëve./abcnews.al