Burgim të përjetshëm Sadedin Sulës, vrau bashkëshorten

schedule12:15 - 11 Qershor, 2018

schedule 12:15 - 11 Qershor, 2018

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm Sadedin Sulën, i cili u shpall fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Suela Sula, në Prill 2016, në ambientet e mobilerisë, pronë e familjes, në Shkodër. Sipas prokurorisë, 47-vjeçari Sadetin Sula ka urdhëruar për vrasjen e gruas së tij, punonjësin e mobilerisë, Fatjon Karmeshta, i cili është i pandehur në një procedim të veçuar.

Sipas disa regjistrimeve të bisedave që u gjetën në telefonin e viktimës, Suela Sula dhe u administruan në cilësinë e provës materiale nga prokuroria, çifti kishte pasur debate pasi Sadedin Sula vinte në dyshim atësinë e tij për një prej fëmijëve të tyre.Në debat e sipër, ai i kërkonte bashkëshortes kryerjen e analizës së ADN-së, si edhe kërcënonte me divorc.

Në një tjetër regjistrim dëgjoheshin edhe biseda mes Sadedin Sulës dhe punëtorit të mobilerisë, Fatjon Karmeshta, ku Sula i kërkonte ndihmë Karmeshtes t’i bëjë magji bashkëshortes së tij që t’i bindej atij, si dhe i druhej divorcit, pasi mund t’i ndahej pasuria. Zbulimi i këtyre bisedave në telefonin e viktimës gati dy vjet pas ngjarjes i dha një kthesë të fortë hetimit dhe gjykimit të dosjes./abcnews.al