Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqiptaret varfërohen me shumë prej pandemisë, FMN: Gjatë 2020 të ardhurat ulen me 425 USD

schedule15:35 - 19 Tetor, 2020

schedule 15:35 - 19 Tetor, 2020

Shqiptarët do të marrin më pak të ardhura gjatë këtij vit për shkak të pandemisë.

Tkurrja ekonomike në vend do të shoqërohet edhe me pakësimin e parave në xhepat e qytetarëve. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë një përditësim të vlerësimit të ardhurave për frymë  gjatë 2020 ku rezulton se ulja  për shqiptarët do të jetë 425 USD.

Vitin e kaluar të ardhurat e shqiptarëve për frymë rezultonin të ishin 5 mijë e 323 dollarë ndërsa gjatë këtij viti vlerësohen të jenë 4 mijë e 898 dollarë. Shqipëria rezulton se është një ndër vendet me të ardhurat më të ulëta në rajon duke lënë pas vetëm Kosovën.

Mali  i Zi është vendi që ka mirëqënien  më të lartë në rajon e ndjekur nga Serbia dhe Maqedonia. Po ashtu  shqiptarët do të kenë një ulje më të madhe të ardhurave nëse e krahasojmë me vendet e tjera në rajon duke përjashtuar Malin e Zi.

Maqedonasit duket se do të jenë ata që do ta ndjejnë më pak pandeminë në xhepat e tyre pasi rezulton vendi me uljen më të vogël të ardhurave për frymë. Pak ditë më parë edhe Banka Botërore dha alarmin se në Shqipëri  do të ketë rritje të varfërisë me rreth 5 % duke shtuar numrin e personave që jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në vit. Parshikimet e institucioneve ndërkombëtare por edhe të ekspertëve janë shumë pesimiste për sa i përket rritjes ekonomike gjatë këtij viti.

Berzh parashikon që ekonomia shqiptare të tkurret me 9%. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!