Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg 19-vjeçarin Ilirjan Hasanaj, i cili akuzohet se i kreu atentat shefit të Policisë Bashkiake Malësi e Madhe.
Hasanaj ka pranuar se ka qëlluar me armë në drejtim të makinës ku udhëtonte Mentor Hasanaj, duke e plagosur atë dhe babain e tij Xhelal Hasanajn. I riu u vetdorëzua në polici pak ditë më parë bashkë me kushëririn e tij 23-vjeçar Verzan Bajrakurtaj, banues në lagjen Dobraç, Shkodër.
Po ashtu, Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg edhe Bajrakutajn, raporton gazetari Simon Shkreli për Abc News.
Në rrëfimin para uniformave blu, 19-vjeçari Hasanaj është shprehur se e ka kryer këtë akt nën ndikimin e alkoolit pa vetëdije të plotë, ndërsa ka mohuar përfshirjen e kushëririt të tij në atentat. Ai ka thënë se ky i fundit e ka marrë me makinë por nuk ka pasur dijeni për ngjarjen.
Ndonëse kanë të njëjtin mbiemër 19-vjeçari nuk ka lidhje farefisnore me shefin e Bluve.
Ngjarja ndodhi shtatë ditë më pranë rrethrrotullimit në fshatin Dobraç, ku autori po ndiqte makinën me të cilën udhëtonin tre pjesëtarët e familjes Hasanaj. Ai priti deri në momentin kur ata bënë një ndalesë dhe më pas u afrua duke qëlluar me motorin e tij tip “Papaq”, i cili u gjet rreth orës 16:00, 500 metra larg vendit të ngjarjes. s.b/abcnews.al/