Në rrugën Lezhë-Shëngjin, atje ku shkëmbinjtë rrezikojnë udhëtarët

schedule15:04 - 10 Qershor, 2018

schedule 15:04 - 10 Qershor, 2018

Fenomeni i rrëshqitjes së gurëve në rrugën Lezhë-Shëngjin sapo ka nisur, por ndërhyrjet po vonojnë. ABC News bëri një vëzhgim në faqen e malit, aty ku mori shkëmbinjsh e gurësh janë gati në rënie.

Pamje që tregojnë sa pranë rrezikut janë udhëtarët. Ky shkëmb mund të rrëzohet nga çasti në çast në rrugën turistike të Shëngjinit. Reshjet dhe mungesa e pemëve mund të nxisin shkëputje të shumë gureëve.

Është verë dhe në rrugën Lezhë – Shëngjin ka fluks. Por këtu në zonën e Knallës, ku dhe u shfaq fenomeni i rrëshqitjes nuk ka asnjë element mbrojtës.

Rrjetat që do të pengonin rënien e tyre mungojnë. Këto shtylla tregojnë se ky segment duhej të sigurohej.

Firma murembajtëse vetëm sa ka pastruar rrugën nga gurët e vegjël që rane disa ditë më parë. Ato goditën një autobus në të cilin po udhëtonin vajza e gra.

Nuk pati asnjë reagim zyrtar në lidhje me ngjarjen apo përcaktimin e situatës në vijim.  E gjitha u la në harresë, kurse emergjencat civile në prefekturën e Lezhës thonë se kanë raportuar dhe presin të ndërhyhet.

Ky gur qëndron në të njëjtin drejtim, ku pati edhe më parë rrëshqitje. Gjysma e tij është në ajër.

Edhe kjo fasadë me gurë gëlqeror është në shpërbërje duke e bërë situatën akoma më alarmante. Por këtu nuk gjendet kush, as Autoriteti Rrugor Shqiptar, as firma mirëmbajtëse apo emergjencat civile./abcnews.al

Gazetar: Gjergj Figuri

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!