39-vjeçari banues në Durrës, është arrestuar nga policia pasi shpërndante lëndë narkotike.
Gjithashtu policia bën me dije se një tjetër person A.V.,30-vjeç është shpallur në kërkim.
Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 12 porcione lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe 1 aparat celularë.
Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
Durrës /Informacion
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike, shpallet në kërkim një tjetër.
Sekuestrohen doza me lëndë narkotike heroinë.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave në doza të vogla dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:
- I., 39 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. V., 30 vjeç, të dy banues në Durrës.
Arrestimi i tij u bë pasi në afërsi të një lokali në rrugën “Aleksandër Goga” shtetasi J. I., është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke tentuar të heqë lëndën narkotike prej 12 porcionesh e llojit heroinë, në vëndin ku ishte fshehur nga shtetasi A. V.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 12 porcione lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe 1 aparatë celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim./abcnews.al/


