Super Napoli. Ekipi i Gattusos ka shkëlqyer në 45 minutat e para të sfidës shtëpiake ndaj Atalantës, takim për llogari të javës së katërt në Serie A.
Dygolësh i Hirving Lozano dhe realizimet e Matteo Politano dhe Victor Osimhen (goli i parë me ekipin e ri për sulmuesin afrikan).
Tre gola brenda 7 minutave për Napolin dhe Atalanta në gjumë. Dy minuta përpara fundit të pjesës së parë erdhi edhe goli i Osimhen.
Elseid Hysaj e ka nisur si titullar për vendasit, ndërsa Amir Rrahmani po e ndjek takimin nga stoli. Njësoj edhe për Berat Gjimshitin, i cili nuk ëshë preferuar si titullar nga Gasperini. /abcnews.al