Drafti për statusin e minatorit është duke u shqyrtuar dhe së shpejti do t’i nënshtrohet konsultimeve publike. Deklaratën e bëri ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në takimet që zhvilloi me banorë të qarkut Dibër.
Shumë shpejt çështja e statusit të minatorëve do të ketë zgjidhje përfundimtare. Garancinë e dha ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, nga turi llogaridhënës në Bashkinë e Klosit.
Olta Xhaçka: “Çështja e statusit të minatorit nuk ka patur asnjëherë mungesë vullneti nga ana jonë. Kemi qenë gjithmonë ne që e kemi adresuar problematikën e minatorëve si kategori. Sot kjo çështje ka hyrë në rrugë të mbarë. Po diskutohet, po shqyrtohet dhe shumë shpejt do të dalim me një draft që sërish do t’i hyjë një konsultimi publik për të marrë edhe dakordësinë tuaj”.
Më konkretisht për draftin foli zëvendësministri i Infrastrukkturës dhe Energjisë, Artan Shkreli.
Olta Xhaçka: “Në këtë moment që flas unë, drafti përfundimtar ka ardhur në ministrinë tonë dhe në Ministrinë e Financave. Presim një “OK” nga Ministria e Financave, një akordim ligjor me Ministrinë e Drejtësisë. Kryeministri e kërkon me ngulm këtë, pasi kjo i kërkohet në të gjitha llogaridhëniet në veri. Nuk duam të përsëritet me minatorët historia e naftëtarëve. Është çështje javësh”.
Në takimet e zhvilluara në njësitë administrative Gurrë e Suc të qarkut Dibër, banorët kanë shprehur shqetësim për aksin Milot-Burrel-Klos-Peshkopi, për të cilin zv/ministri Shkreli u shpreh se do të ketë një rehabilitim të kësaj rruge deri sa të bashkohet me rrugën e Arbrit./abcnews.al