I ftuar në studion e Abc News, mjeku pneumolog Arjan Mezini foli për situatën e pandemisë në vend.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetaren Juli Xhokaxhi, mjeku preku edhe vdekjen e të riut nga Korça pa sëmundje shoqëruese. Mezini tha se nga skaneri që i është bërë, i riu kishte pësuar dëmtime të mëdha në mushkëri.
“Jam informuar. Po të shikoje imazhet e skanerit ishte shumë e rëndë të mushkërive. Eksperienca jonë deri tani është që kemi pasur shumë të sëmurë të moshuar, ashtu siç kemi pasur mosha të reja me shumë pak probleme kjo është një sëmundje që terapinë më të mirë ka imunitetin personal. Nëse pacienti reagon me antikorpe kryesisht shkon mirë. Problemi është për grupin e pacientëve që nuk i krijon këto. Shenjat ne i dimë. Ato shenja që kemi parë janë edhe tani. Por shfaqja është e ndryshme. Pjesa më e madhe e kalojnë lehtë’, tha ai.
Sipas mjekut, mosha mesatare e pacientëve në gjendje të rëndë është 55-70, por ka pasur edhe të rinj nën 30 vjeç.
“Është variabël, por mesatarja është dikur 55-70. Mosha më e re kemi pasur edhe pacientë nën 30 vjeç, deri në 40 vjeç. Ka pasur edhe nga ata që e kanë kaluar rëndë
Unë do thoja që monitorimi duhet të ishte më i mirë. Mjekimi fillohet sipas stadit. Një ndjekje më e mirë nga mjekët e familjes. Duhet të bëhen këto analizat e gjakut për të kuptuar ku po shkon. Ajo që vëmë re është se pacientët në spitalin tonë vijnë në gjendje të rëndë”, u shpreh ai.
Më tej, Mezini tha se ditët më problematike janë nga e 8-12. “Zakonisht dita më problematike është dita e 8-12. Ky është momenti kur imuniteti thyhet dhe pacienti ka aplikacionet më të rënda”, tha ai, ndërsa shtoi se mjekët po gabojnë me kurën.
“Gabimi që po bëjmë ne është që ditën e parë pavarësisht shenjat që ka fillohet me një terapi agresive, fillonte me antibiotik që është e panevojshme. Antibiotiku fillon kur ka pneumoni. Tek ajo që vënë re është se fillohet terapi q ditën e parë me antibiotikë dhe deksametazon. Ky përdoret për pacientë në gjendje të rëndë, dh fillohet në ditën e 7 nëse pacienti ka mungesë oksigjeni”, u shpreh ai.
Lidhur me kapacitetet në spitale, ai tha se në Sanatorium është drejt ezaurimit.
“Kapaciteti maksimal i spitalit tonë është 192. Jemi drejt tezaurimit. Tirana është më problematike. Kemi qenë deri në 15 tetor e kishim ne Tiranën. Do e shikojmë këtë muaj se është Infektivi që trajton TIranë dhe do shikojmë si do shkojmë. E ndjejmë që po fillojmë të lodhemi. Ka pasur rifreskim stafi. Edhe stafi që duhet tëvijë duhet të jetë i kualifikuar”, tha ai. g.v/abcnews.al