“E kotë të qahemi për kalendarin, detyra e trajnerëve të improvizojnë”

schedule10:38 - 17 Tetor, 2020

schedule 10:38 - 17 Tetor, 2020

Në mesjavën e ardhshme nis sezoni i ri i Champions League dhe skuadrat i pret një periudhë shumë impenjative. Kalendar i ngjeshur dhe ndeshje çdo tre ditë, por te Dortmundi nuk ankohen.

Drejtori sportiv i klubit gjerman, Michael Zorc, në konferencën për shtypin përpara sfidës së sotme ndaj Hoffenheim në transfertë, foli hapur rreth situatës së krijuar.

Është një situatë e vështirë, por ne duhet ta pranojmë kështu siç është. Trajneri është i detyruar të improvizojë shumë, pasi është e vështirë të dihet se cilët lojtarë do të jenë në dispozicion.

Është e kotë të ankohemi, nuk duhet ta bëjmë një gjë të tillë, thjesht duhet të pranojmë realitetin“, deklaron drejtuesi i verdhezinjve, të cilët do të ndeshen me Lazion të martën në mbrëmje në “Olimpico”. /abcnews.al